Diga e hidrocentralit të Bunecit, në Lukovë, ka pësuar çarje ditën e sotme duke shkaktuar përmbytje në zonë.
Uji ka përmbytur dy restorante në fshatin Bunec dhe ka shkaktuar dëme materiale në të paktën 10 biznese të tjera. Vërshimi i ujit ka krijuar vështirësi në kalimin e rrugës nacionale Lukovë-Bunec, e cila aktualisht mund të kalohet vetëm nga automjetet e rënda.
Deri tani, dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka raporte për persona të lënduar. Autoritetet apelojnë për kujdes dhe njoftojnë qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar.