Shkodra është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi. I njohur si një nga figurat më të shquara të futbollit shqiptar, Bizi ndërron jetë në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një karriere të shkëlqyer, si në klubet Vllaznia dhe Flamurtari, ashtu edhe në kombëtaren shqiptare.
Bizi, me titullin "Nderi i Kombit", ka qenë një futbollist me tituj kampionë dhe kupa të shumta, por kontributi i tij për ndeshjen e vitit 1967 me Gjermaninë, ku kombëtarja shqiptare arriti një barazim historik 0-0, mbetet i paharruar.
Pas karrierës si lojtar, Sabah Bizi vazhdoi të kontribuonte në futboll si trajner, duke drejtuar ekipin e Veleçikut të Koplikut dhe më pas Vllazninë. Ai gjithashtu mbajti pozita të rëndësishme si sekretar i klubit dhe trajner i moshave.