Vritet me armë gjahu 36-vjeçari në Bulqizë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2025, 13:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë.

Vasil Kamberi, 36-vjeç ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjahu nga i afërmi i tij, Flamur Kamberi.

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e fshatit pasi dy të afërmit kishin dalë për gjueti. 36-vjeçari ka mbetur i plagosur, por gjatë transportimit për në spital me helikopter nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Sa i përket rrethanave të kësaj ngjarje, ato mbeten ende mister. Flamur Kamberi është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme hetimore pasi nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit