Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim shqetësues nga banorët e lagjes Gurra në Lezhë, të cilët po përballen me mungesën e mjekut të familjes në qendrën shëndetësore të kësaj zone.
Një qytetar shpjegon se në këtë qendër shëndetësore nuk ka mjek familjar dhe autoritetet i detyrojnë të shkojnë në një qendër në fshatin tjetër. Por ai thotë se kur drejtohen për ndihmë ose dokumentacion mjekësor në këtë qendër, mjeku në detyrë refuzon t’i ndihmojë, duke argumentuar se nuk është mjeku i tyre i familjes.
Kjo situatë ka krijuar pakënaqësi të thellë mes banorëve, të cilët ndihen të braktisur nga shërbimet bazë shëndetësore. Ata kërkojnë përgjigje dhe ndërhyrje nga drejtoria e Spitalit të Lezhës, duke theksuar se mungesa e mjekut të familjes në këtë lagje përbën një shkelje të të drejtës për kujdes shëndetësor.
Më tej ai thotë se mungesa e mjekut në vitin 2025, në një kohë kur zhvillimi i shërbimeve shëndetësore duhet të jetë prioritet dhe propagandohet si i tillë, është një tregues i situatës së rëndë që po përjetojnë qytetarët.
Mesazhi i plotë:
“Perse drejtori spitalit Lezhe nuk sjell doktorrin e familjes tek lagjja gurra Lezhe. Sot ne 2025 mos te kemi Dr familje tek lagjeja gurra Lezhe medet zotit ku po shkon kjo jete”.