Një situatë e papritur i ka ndodhur një të riu, i cili është shprehur i shqetësuar dhe i traumatizuar pas një incidenti në internet.
Ai ka komunikuar me një vajzë në rrjetin social Facebook, dhe biseda e tyre ka shkuar deri në pikën kur vajza i ka kërkuar djalit foto intime, të cilat ai ia ka dërguar. Pas marrjes së këtyre fotobr, vajza e ka kërcënuar: “Më jep para, ose do t’i postoj në çdo faqe interneti.”
I shqetësuar nga ky kërcënim dhe pasojat që mund të sjellë, i riu ka kërkuar ndihmë për të bërë publike bisedat dhe ngjarjen, me shpresën se kjo mund të shpëtojë të tjerë nga mashtrimi dhe kërcënimi.
DENONCIMI
“Pershendetje, uroj te jeni mire, dua te bej nje denoncim ne emer te nje familjari timin. Ai esht ne stres dhe depresion dhe nuk ishte ne gjente nje zgjedhje.
Ka qene duke komunikuar me me vajze ne fcb dhe ne bisede e siper si cdo djale i ri ajo i ka kërkuar mi nis foto intime dhe ai ja ka nis. Sapo ajo i ka marr foto e ka kërcënuar, me jep leke ose do ti qes ne cdo faqe interneti.
Ju lutem a mund ti beni publike ato biseda, ndoshta ka shum si ky qe mashtrohet nga nje femër qe zot na ruaj si ajo.”