Banorët e zonës së Lanabregasit, në Tiranë, po përballen prej 24 vitesh me mungesën e një rruge automobilistike, gjë që tregon neglizhencën e autoriteteve lokale në zgjidhjen e këtij problemi.
Sipas një qytetari që na ka shkruar, banorët janë përpjekur disa herë të marrin situatën në duart e tyre dhe të ndërtojnë vetë rrugën, por përpjekjet e tyre i ka penguar policia bashkiake.
Banorët bëjnë thirrje për ndihmë dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga autoritetet, edhe pse duken të pashpresë, sepse ka të paktën dy dekada që nuk bëhet asnjë ndërhyrje.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje si jeni ,te lutem me ndimo dot me nje problem apo jo Kemi 24 vjet ne tiran ne zonen e lanabragasit ,dhe akoma jemi pa rrug makine se komuna nuk ve dor ,edhe disa her qe kemi tentu me e bo vet rrugen sna ka leju policia bashkiake ,shpresoj qe me ndihemen tuaj mund te bohet dicka”.