Vajza denoncon shoferin e furgonit: Donte të më jepte numrin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.01.2025, 11:22

Një e re ka denoncuar për JOQ një incident të pakëndshëm gjatë një udhëtimi me furgonin e Urës Vajgurore.

“Pershendetje, doja te beja nje denoncim per nje shofer fugoni tek ura vajgurore... Isha me mamin tek Ura Vajgurore dhe i hipem nje fugoni per te na cuar ne Berat... Dhe shoferi i fugonit po mundohej te me jepte numrin e tij te celularit. R bente kete gje vazhdimisht. dhe me bente pyetje se ku jetoja dhe ku e beja shkollen!”

Ajo tregon se teksa ishte duke udhëtuar me mamanë e saj drejt Beratit, shoferi i furgonit ka treguar sjellje të papërshtatshme, duke insistuar t’i jepte numrin e tij të celularit dhe duke i bërë pyetje personale për vendbanimin dhe shkollën që frekuenton.

“Kjo situatë ishte shumë e sikletshme. Ai e bënte këtë gjë vazhdimisht, duke mos respektuar hapësirën time personale,” tha qytetarja.

Ky incident ngre shqetësimin për sigurinë dhe etikën në transportin publik.

Qytetarët kërkojnë që autoritetet lokale të marrin masa të menjëhershme për të ndëshkuar sjellje të tilla dhe për të garantuar që udhëtarët të ndihen të sigurt dhe të respektuar gjatë përdorimit të transportit publik.

Autoritetet ftohen të hetojnë rastin dhe të krijojnë një sistem më të mirë për adresimin e ankesave të ngjashme nga qytetarët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit