Punonjësit e Illyrian Guard pa shpërblime dhe pa uniforma: Nuk na njohin as vjetërsinë e punës

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.01.2025, 11:14

Një punonjës i Illyrian Guard i është drejtuar faqes sonë për të denoncuar një situatë të vështirë me të cilën përballen punonjësit. Qytetari shkruan se, ndërkohë që kanë pritur shpërblime për Vitin e Ri, administrata ka marrë përfitime për veten, duke lënë pas punonjësit e shërbimit dhe pa u dhënë as uniforma.

Sipas denoncuesit, ata po përballen me presione të vazhdueshme për largim nga puna, ndërkohë që ish-ushtarët dhe disa individë të lidhur me administratën po ushtrojnë ndikim duke i kërcënuar përmes mjeteve të ndryshme. Pavarësisht premtimeve, ata kanë pasur vështirësi në marrjen e shpërblimeve dhe përfitimeve që ligji parashikon.

Mesazhi i plotë:

Prsh, Joq jam nje punonjes i Ilirjan Guard.na premtuan per vit te ri per nje shoerblim dhe nuk na e dhane.kan marr vetem administrata per vete.sna japin as uniforma dhe na bejn presjone me heqje nga puna disa ish ushtarak te deshtuar bejn presjon me buken e gojes.ju lutem publikojeni kte status por me lini anonim Ata te heqin nga puna direkt.po patet mundsi bejni nje status se skemi ku te perplasemi pervec se ke juve.po deshet ju jap emrin e vertet por mos me publikoni se me merrni ne qaf. Nuk te jep kush pergjigje.na e premtuan vet dhe sna dhan gje.kan marr per vete administarata dhe punonjesit e sherbimit asnje qindark.nuk na njohin as vjetersin e punes qe na takon me ligj.po doni rrini po doni hikni. Na thojn Na bejn presjon Administratori poston ter diten ne faqen zytrare te kompanis aktivitete te ministrit te brendshem. Keni parasysh lepirje ne koh fushate Kena 5 vjet qe smarrim uniforma.behet tenderi dhe ikin leket ne drejtim pa ditur. Para pak javesh na kan sjell nje udhzim ne heshtje ku thuhet se administrata esht shtetrore dhe punonjesit jan privat..kjo behet me na mbyll gojen per te mos folur.kan rritur rrogat e tyre 4 her deri tani dhe ne te shkretet marrim nje rrog qesharake 493 mij lek te vjeter.se keni iden ca korrupsjoni behet aty. Aty punsohen vetem militant partie qe sigurojn vota per rilindjen.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit