Autostrada Thumanë-Kashar, e marketuar nga qeveria si zgjidhje për lehtësimin e trafikut drejt Tiranës, po injorohet masivisht nga qytetarët për shkak të tarifave të larta të kalimit.
Në vend që të përdorin këtë rrugë private, shumica e shoferëve kanë zgjedhur të kalojnë në rrugën dytësore.
Autostradës së oligarkut i janë shpuar arkat.
Kritikat ndaj qeverisë nuk kanë munguar, pasi shumë qytetarë e shohin projektin si një favor për interesat privatë, ndërsa kostoja e lartë e përdorimit i bën tarifat të papërballueshme për shumicën e familjeve shqiptare.
“Autostrada Thumane-Kashar injorohet nga qytetarët. Te gjithe rrugës dytësore, sepse skane leke me pagujt. Trafik ne te gjitha rruget qe te cojne ne Tirane pervec audostrates private te Edi rames”,-shkruan qytetari.