Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar i identifikuar si Simon Sholla është gjetur i pajetë në dhomën e konviktit të shkollës private ku studionte.
Në fillim, shokët e dhomës kanë menduar se ai po flinte, por kur kanë vënë re se ishte pa shenja jete, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës dhe policinë.
Pas njoftimit, forcat e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e vdekjes. Mësohet se pranë trupit të të riut janë gjetur disa ilaçe, të cilat dyshohet se mund t'i ketë konsumuar tej normës së lejuar, po ekspertiza mjekoligjore do jetë ajo që do përcaktojë shkakun e saktë të kësaj ngjarje tragjike.