Banka “Intesa Sanpaolo” kërkon 10 mijë lekë për një mesazh konfirmimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2025, 12:26

Një qytetare, kliente e Bankës Intesa SanPaolo ka raportuar një problem shqetësues lidhur me marrjen e SMS-ve për transaksione dhe shërbime të tjera.

Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA, se para pak kohësh i ka skaduar karta e debitit dhe nëpërmjet aplikacionit ka bërë aplikimin për kartën e re. Por për këtë aplikacioni i bankës kërkon një kod/mesazh konfirmimi.

Por duke qenë se që prej muajit dhjetor, banka ka probleme me këtë shërbim, iu kërkon klientëve që të paraqiten në ambientet fizike për të mbaruar punë.

Edhe vetë qytetarja, kur ka kontaktuar me shërbimin e klientit, është udhëzuar të vizitojë një degë të bankës dhe të paguajë 1000 lekë për të marrë shërbimin e kërkuar. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi, pasi shumë klientë duhet të lënë punët dhe angazhimet e tyre për të marrë një kod konfirmimi dhe e konsiderojnë gjithashtu këtë si një mundësi të bankës për të përfituar nga vështirësitë teknike të saj.

Edhe pse shërbimi i klientit ka theksuar se ky është një problem i përkohshëm dhe se po punohet për zgjidhjen e tij, ende nuk ka dhënë detaje të sakta për kohën kur mund të zgjidhet problemi.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje Banka Intesa San Paolo Kane probleme per mberritjen e sms. Nuk te japin zgjidhje edhe thone duhet te shkosh ne Banke te pagush 1000 leke. Vtm per te te rrjepur Me ka skaduar karta e debitit edhe dua ta bej aplikimin npm aplikacionit te bankes, nuk me vjen sms. Kontaktoj sherbimin e klientit me thone qe eshte problem i pergjithshem edhe mund te shkosh vtm ne banke e te paguash 1000 leke. Nuk japin asnje date kur do zgjidhet fare

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit