Zjarr në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, evakuohen të strehuarit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 16.01.2025, 10:04

Qendra e azilkërkuesve në Babrru është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Sipas policisë zjarri ka rënë rreth orës 08.40 minuta dhe shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Policia thotë se ka evakuuar në kohë të gjithë personat që ndodheshin në qendër dhe ka bërë të mundur fikjen e zjarrit që ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit