Aktakuza ndaj katër personave për vrasjen e Liridona Ademajt – flet avokti i të së ndjerës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 10:36

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi në nëntor të vitit 2023.

Ky veprim vjen pas përfundimit të hetimeve, që sipas avokatit të së ndjerës, Leotrim Syla, janë zhvilluar me profesionalizëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Syla vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve vendore dhe institucioneve sudeze që ndihmuan në zbardhjen e rastit.

“Nuk besoj se do të ketë dyshime rreth aktakuzës. Procesi i gjykimit, natyrisht, mund të marrë kohë deri në përfundim”.

Të akuzuarit kryesorë në këtë rast janë; Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Ndërsa i katërti, sipas avokatit Syla, është i përfshirë vetëm për shitjen e një arme të lidhur me rastin, por nuk ka rol të drejtpërdrejtë në vrasje, ndaj identitetin e tij nuk dëshiroi ta përmendte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit