Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 09:27

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe arrestimin e një personi në Prishtinë.

Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprat Ngacmim dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit