Baton Haxhiu për Sveçlën: Veprimet e tij janë si të Millosheviqit, ia ka nxjerrë syrin policit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.01.2025, 09:08

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se veprimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, janë sikur të Millosheviqit.

Haxhiu deklaroi se ‘Sveçla është sikur Nebojsha’

“Ma thuaj cili është dëllimi i Nebojshës që shkon edhe gjuhet mbi ushtarët e KFOR në veri edhe i Sveclës që me guri ia ka nxjerr syrin, policëve të njësisë speciale. Ai sot, njerëzit që ka kriju po i përgjigjen, se ai tha që opozita po i quan policët e Millosheviqit. Ei a e din cka është kjo fjali.

Veprimet politike të Sveclës janë si të Millosheviqit. Ai nuk e kupton të bërit politik, as veprimet, as cka janë institucionet demokratike. Ne e kemi pa kush nuk i ka respektu institucionet demokratike, ky është qaj njeri, qaj Nebojsha. Nuk ka dallim prej Nebojshës, mënyrës, mentalitetit, mënyrës qysh flet”, tha Haxhiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit