Vrau të dashurën greke, shqiptari detyrohet të dëmshpërblejë familjarët e saj me 905 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.01.2025, 09:05

Gjykata greke ka vendosur që shqiptari Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e Eleni Topaloudi të dëmshpërblejë në shumën totale prej 905 mijë eurosh familjarët e studentes, e cila humbi jetën në moshën 19-vjeçare në nëntor 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë e Rodosit ka dhënë vendimin për shqetësimin e thellë mendor, ankthin dhe dhimbjen e pakapërcyeshme që i ka shkaktuar familjes.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos, Rodos , ku dy autorët, 19-vjeçari shqiptar në atë kohë dhe një 21-vjeçar grek, fillimisht dhunuan dhe torturuan Elenin për tre orë. Ajo u hodh e gjallë nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen duke u mbytur, ndërsa ishte e plagosur rëndë dhe në gjendje gjysmë kome. Autorët u dënuan në mënyrë të parevokueshme, pas rrëzimit të apelit të tyre, me burgim të përjetshëm për vrasje nga pakujdesia.

Prindërit e Elenit , Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin mendor që pësuan. Padia e tyre, e ngritur në bazë të nenit 932 të Kodit Civil, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Kështu gjykata detyron shqiptarin të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit