Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë nga një banor i Krastës në Njësinë Administrative Martanesh.
Sipas tij, fshatrat përreth janë të izoluar për shkak të dëborës së madhe, duke krijuar vështirësi të mëdha për banorët në jetën e përditshme.
Ai shprehet se banorët janë të detyruar të ecin me orë të tëra në këmbë për të siguruar furnizime ushqimore.
Situata bëhet edhe më shqetësuese, pasi rrugët që çojnë drejt minierave, vendi ku shumë prej tyre punojnë, janë të bllokuara prej ditësh.
Në mesazhin e tij, qytetari denoncon mungesën e reagimit nga institucionet lokale dhe kërkon që situata të trajtohet me urgjencë.
Mesazhi i plotë i banorit:
JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur këtë situatë, duke siguruar hapjen e rrugëve dhe ndihmën e nevojshme për banorët e izoluar.
Këto kushte janë një rrezik i madh jo vetëm për furnizimet ushqimore, por edhe për sigurinë e jetës së përditshme të qytetarëve.