Bashkia e Kukësit ‘harron’ banorët e fshatrave: Rrugët janë të bllokuara nga bora, jemi ankuar disa herë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.01.2025, 22:06

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i fshatit Gjegjan në Kukës, i cili tregon për situatën e vështirë me të cilën po përballen banorët pas reshjeve të borës.

Sipas tij, rrugët në këtë zonë janë të pakalueshme, duke lënë banorët të izoluar.

Ai shprehet se, janë ankuar disa herë te institucionet lokale, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë për të hapur rrugët.

Mesazhi i plotë i banorit:

"Përshëndetje JOQ, fshatrat e Gjegjanit të Kukësit janë të bllokuar nga dëbora dhe rrugët nuk janë të kalueshme. Nëse keni mundësi, ju lutem postojeni. Jemi ankuar disa herë, por nuk na e kanë bërë të mundur hapjen e rrugës. Bëhet fjalë për fshatrat Gjegjan 1, Gjegjan 2 dhe Nergut."

Kjo situatë e izolimit dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore rrezikon të vështirësojë jetesën e banorëve në këto zona të thella.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë problem dhe për të garantuar qarkullimin normal në këto fshatra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit