Abuzoi me tenderat, ish-kryebashkiakes së Patosit i falet dënimi me burg

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.01.2025, 20:16

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-kryetaren e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj, për shkeljen e barazisë në tendera dhe ankande publike, duke e dënuar me 2 vite burgim.

Pas gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 1 vit e 4 muaj, por nuk do të vuajë asnjë ditë burg, pasi GJKKO e ka konvertuar dënimin në shërbim prove për 2 vjet e 8 muaj, me kusht që të mos kryejë vepra të tjera penale.

Balilaj u akuzua për abuzime me dy tendera, me vlerë mbi 15 milionë lekë, në favor të kompanisë “Genti 001”. Tenderat ishin për ndërtimin e murave në aksin Dukas-Breg dhe në fshatin Rruzhdie, dhe fituesi ishte i paracaktuar, sipas SPAK.

Gjithashtu, ishin akuzuar edhe tre ish-zyrtarë të Bashkisë Patos, përfshirë ish-nënkryetaren Anisa Petani, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Petani u dënua me 1 vit burgim, ndërsa Enirjada Rizaj dhe Shkëlqim Beqiraj morën 1 vit e 6 muaj burg, që u ulën në 1 vit dhe u konvertuan në shërbim prove për 2 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit