Armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, Trump: “Pengjet do të lirohen së shpejti”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.01.2025, 19:10

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi dhe lirimi të pengjeve pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe Izraelitit në zyrën e tij.

Marrëveshja, që u bë e njohur nga një burim i informuar për BBC, mundëson që qindra mijëra persona të zhvendosur nga Gaza dhe zona përreth të kthehen në shtëpitë e tyre.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar publikisht marrëveshjen përmes platformës “Truth Social”, duke njoftuar se pengjet do të lirohen së shpejti. Ai e konsideroi këtë arritje si një hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës në Lindjen e Mesme.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit”, ka shkruar Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit