“Babai im është shqiptar, Alberto, më ndihmoni ta gjej”/ Mesazhi i vajzës nga Anglia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.01.2025, 16:10

Një vajzë 33 vjeçe, banuese në Angli, ka kontaktuar me JOQ Albania për të kërkuar babain e saj biologjik, i cili dyshohet të ketë punuar në Kretë, Greqi, gjatë vitit 1990/1991. Ajo na është drejtuar ne me shpresën se dikush mund të ketë informacion rreth babait të saj, të cilin në Greqi e njihnin me emrin “Alberto” dhe mund të jetë shqiptar nga Shqipëria ose shqiptar i Kosovës.

Më konkretisht ajo na shkruan:

“Mua më kanë sugjeruar që t’ju drejtohem ju në lidhje me një çështje shumë të rëndësishme – mund të më ndihmoni? Po kërkoj babanë tim biologjik, i cili, sa di unë, nuk është në dijeni të ekzistencës sime. Emri i tij është ‘Alberto’ dhe ai ka punuar në Kretë, Greqi, gjatë vitit 1990/1991. Gjatë kësaj periudhe, ai u njoh me nënën time, Clare Joanne Porter, ndërsa të dy ishin të punësuar atje. Sipas informacionit që kam, Alberto duhet të jetë tani rreth 57–60 vjeç. Më kanë thënë se ai ka lënë Kretën për t’u kujdesur për familjen e tij gjatë Luftës në Kosovë. Kam burime që më thonë se ai mund të jetë shqiptar ose kosovar. Fatkeqësisht, ky është i gjithë informacioni që kam në lidhje me të. Kam dërguar një test ADN-je në shpresën se do të ofrohen mundësi për të gjetur lidhje ose pista të tjera. Nuk kam foto apo datëlindjeje të tij. Nuk di asgjë tjetër përveç atyre që përmenda më lart.”

Sipas vajzës, ajo ka mësuar nga burimet se takimi i nënës së tij dhe Albertos ka ndodhur në qytetin Chania, në Kretë. Ajo ka lindur në vitin 1992, dhe prandaj ata dy me shumë mundësi e kanë njohur njëri-tjetrin në vitin 1989, 1990 ose 1991. Ajo tregon se nuk ka informacione të tjera për vendin ku ata punonin dhe asnjë emër specifik për vendin e punës. Nënën e saj e quajnë Clare Joanne Porter dhe ajo është nga Anglia.

Në foto vajza e vogël dhe mamaja e saj, me të cilën ka qenë i lidhur Alberto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit