U godit me sende të forta në kokë, arrestohet vrasësi i të moshuarit në Zall Bastar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.01.2025, 15:27

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 81-vjeçarit, Xhemal Meta, në Zall Bastar.

Kur është arrestua, shtetasit Isuf Hasa i është sekuestruar arma e përdorur në krim, si dhe paratë e vjedhura nga i moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e datës 13 janar, kur Xhemal Meta, i moshuar, u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij. Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale, por pas ekzaminimeve mjeko-ligjore, u zbuluan dëmtime të rënda në kokën e të ndjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga goditje me sende të forta.

Sipas hetimeve, Xhemal Meta kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në kafen e fshatit dhe kur u kthye disa orë më pas u gjet pa shenja jete në oborr. Dëmtimi i rëndë në pjesën e pasme të kokës ka rezultuar të jetë shkak i vdekjes së tij.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndihmën e këtij arrestimi në zgjidhjen e çështjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit