Qytetarët po hasin vështirësi të vazhdueshme në përdorimin e portalit e-Albania, veçanërisht për marrjen e certifikatave.
Një qytetare e cila ka tentuar të kërkojë këtë shërbim disa herë që prej datës 12 dhjetor 2024, thotë se platforma vazhdon të jetë jashtë shërbimit. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, e-Albania nuk po ofron mundësinë për të marrë certifikatën e martesës, duke pamundësuar kështu aksesin në një dokument të nevojshëm për procedura ligjore jashtë vendit.
Problemet e tilla me platformën janë një shqetësim i madh për qytetarët, që kërkojnë një shërbim të shpejtë dhe efikas.
Ky rast, por edhe tjerat që denoncohen vazhdimisht nga shqiptarët tregojnë se sa lehtë hidhen milionat e taksave të popullit nga Mirlinda Karcanaj për oligrakët dhe sërish sistemi nuk funksionon.
Ndërkohë që vlen të thuhet se pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme për problemet me sistemin e e-Albania, qeveria dhe AKSHI që ka për detyrë mirëmbajtjen e këtij portali, nuk kanë bërë asnjë përmirësim dhe prej më shumë se 2 muajsh, ky portal ka probleme në aksesueshmërinë e dokumenteve.
Denoncimi i qytetares:
Kam qe ne daten 12/12/2024 qe provoj 2-3 here ne dite per te marr nje certifikate martese ,pasi me duhet per dokumenta jashte ,e-albania e qelbur jashte sherbimit ju lutem bejeni problem mbasi u vijne mend me e rregullu sherbimin