Një shkollë në Babrru është grabitur nga dy nxënës të saj dhe një mik i tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 10 janar, kur gjatë natës dy nxënësit e moshave 14 dhe 17 vjeç dhe bashkëpunëtori i tyre, 19-vjeçari me iniciale E.N kanë thyer derën e shkollës dhe kanë vjedhur pajisje të ndryshme elektronike, përfshirë kompjuterë, laptopë, tastiera, monitorë dhe pajisje tjera.
Pas marrjes së informacionit nga shkolla, policia identifikoi autorët dhe arrestoi 19-vjeçarin, ndërkohë dy nxënësit e shkollës janë proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Pajisjet e vjedhura, përfshirë 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga autorët dhe u sekuestruan nga Policia si prova materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për veprime të mëtejshme.