FSK-ja merr dritën e gjelbër nga SHBA-ja për blerjen e helikopterëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.01.2025, 13:33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve për helikopterë, radarë dhe mbrojtje ajrore, duke e vendosur vendin tonë në një stad të ri të përgatitjes dhe sigurisë strategjike.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili gjendet për vizitë zyrtare në SHBA, ka theksuar se SHBA-ja kanë riafirmuar edhe një herë përkushtimin e tyre për të forcuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Mbështetja e SHBA-së përbën një shtyllë të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës, si një vend me vizion euroatlantik. Mirënjohje të thellë për aleatin tonë të përhershëm, SHBA-në, për ndihmën dhe besimin e vazhdueshëm”, u shpreh ministri Maqedonci, duke shtuar se përmes mbështetjes konkrete, kjo iniciativë jo vetëm që rrit aftësitë operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin tonë si partner i besueshëm në rajon dhe më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit