Bastari i Mesëm prej katër ditësh është përballur me mungesën e energjisë elektrike dhe bllokimin total të rrugëve për shkak të reshjeve të borës, e cila ka arritur mbi 3 metra trashësi. Sipas denoncimit që një banor ka dërguar në redaksinë tonë, situata është bërë e padurueshme, pasi askush nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur problemet.
Qytetari shkruan se ndihen të detyruar të rregullojnë vetë defektet në rrjetin elektrik, pasi ekipet e elektricistëve nuk kanë ardhur në ndihmë për shkak të kushteve atmosferike. Ata e krahasojnë situatën me kushtet e mesjetës, duke denoncuar mungesën e energjisë dhe të një infrastrukture bazë që rrugët të jenë të kalueshme.
Nga ana tjetër, qytetari akuzon kryeplakun e zonës se ka hequr dorë nga përgjegjësitë, pasi është angazhuar si shofer në komunë dhe nuk i përgjigjet telefonatave të tyre. Sipas qytetarit, përveç mungesës së energjisë dhe rrugëve, janë përballur edhe me heqjen e linjës së transportit publik, duke mbetur tërësisht të izoluar dhe pa mundësi për të shkuar në punë.
Mesazhi i plotë:
“Ka 4 dit pa drita Bastari Mesem nuk vin elektricistet me na lidh dritat po i lidhim vet, kryeplaku ka hy shofer n komunë as nuk e can koken ca i thua Nuk pergjigjet as nji telefonate kryeplaku na ka heq dhe autobuzin e linjës s'kemi as drita as rrugë u bo 4 dit te bllokuar asnji nuk pergjigjet Xhemal Qefalia sa per t vjedh fondet asgjë nuk ben Kryeplakun e ka fut komuna shofer as nuk e can koken per banoret Se jan t bllokuar fare Kemi nji jav pa shku ne pun tu rregullu dritat vetë Elektricistët kane ftohtë me ardh me na lidh dritat na kanë lënë si me qen ne mesjetë Rrug s'kemi drita s'kemi na kanë lene si ne mesjetë prz ju lutem Beni dicka se vec kur Beni dicka ju vihen ne lëvizje Esht blloku rruga ka mbi 3 metra borë”.