Një shqiptar ka bërë një krahasim në konsum mes avokados së importuar në Shqipëri dhe asaj të shitur në Zvicër, duke ngritur shqetësime për cilësinë e produktit që ofrohet në tregun vendas.
Me anë të një videoje krahasimore të dërguar për JOQ, ai rrëfen përvojën e tij zhgënjyese: “Bleva një avokado të importuar këtu në Shqipëri, e lashë në frigorifer për disa ditë. As nuk zbutet, as nuk shtypet, dhe për ta ngrënë as që bëhet fjalë. Krejt ndryshe nga ajo që bleva në Zvicër, që ishte perfekte për konsum.”
Avokadoja e Zvicrës kushton 1 franga për kokërr, ndërsa në Shqipëri 9 mijë lekë/kg.
Videoja tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve, të cilët kanë ndarë në rrjet përvoja të ngjashme mbi produktet e importit në Shqipëri.