Një qytetar, banor i rrugës së Kavajës pranë qendrës Globe ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin e pabarabartë nga autoritetet lokale lidhur me parkimin e automjeteve. Sipas qytetarit që na shkruan, edhe pse jeton prej 30 vitesh në këtë lagje, policia bashkiake gjobit rregullisht makinat e banorëve për parkim, ndërsa automjetet shtetërore, të cilat shënojnë numrin 41 dhe zënë hapësira të dedikuara për rezidentët, nuk penalizohen.
Kjo situatë, sipas qytetarit, ka shkaktuar pakënaqësi të thellë dhe është vlerësuar si shembull i qartë i pabarazisë në zbatimin e rregullave të parkimit. Ai thekson se vendet e parkimit të dedikuara për rezidentët janë shpesh të uzurpuara nga makinat shtetërore, duke mos u lejuar atyre që të shfrytëzojnë hapësirat për të cilat kanë të drejtë.
Mesazhi i plotë:
“Mirmengjes jam banor i rruges se kavajes tek qendra Glob ne qe kemi nga 30vjet ne kte lagje policia bashkiake e lali pleres mezi gjen rastin tna vendosin gjoba nderkohe makinat e shtetit vendosin nr me 41 dhe zejn dhe vendin dhe smarin as gjobe.Kjo eshte policia qe SDUAM dhe bashkia qe SDUAM.Faleminderit nese e publikoni. Tek nr me 41 ka shenuar MB "Ministria e Brendshme" Por kjo eshte zone e dedikuar per te parkuar rezidentet U shkepem duke mar gjoba kto si leviz njeri se jane makina shteti e vendosin nr me 41 ne xham”.