Çunat e Londrës rrahin me shufër hekuri një person: Bjeri robq*rit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15.01.2025, 12:03

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje gjatë konsumimit të birrës mes disa të rinjve shqiptarë në Birmingam. Konflikti verbal u përshkallëzua në dhunë fizike, ku një nga personat u sulmua brutalisht me shufër hekuri.

Incidenti ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, por burime thonë se sherri nisi nga një debat banal gjatë një mbrëmjeje mes miqsh. Pasi tensionet u rritën, një nga shqiptarët dyshohet se mori një shufër hekuri dhe sulmoi një tjetër person, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij akti të dhunshëm.

Viktima është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende me dije.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit