Çdo ditë, studentët, por jo vetëm, përballen me një problem të vazhdueshëm të transportit publik që ndikon në ndjekjen e orëve të mësimit por edhe punës.
Studentët ankohen për vonesat e shpeshta të autobusëve të Unazës, të cilët kanë shkaktuar vonesa të mëdha.
Disa prej studentëve raportojnë se ata po humbasin orët e mësimit dhe po akumulojnë mungesa të papranueshme për shkak të autobusëve që janë të pakët në numër dhe që nuk përballojnë dot fluksin aktual.
Një studente nga Durrësi ka shprehur shqetësimin e saj, duke theksuar se autobusët e linjës së Unazës janë tepër të paktë dhe ndodhin vonesa deri në 40 minuta. Sipas saj, shteti nuk ka bërë ndonjë përpjekje të dukshme për të zgjidhur këtë problem, duke bërë që shumë studentë të arrijnë vonë në shkollë, duke humbur kështu pjesë të rëndësishme të mësimit.
"Na duhen masa urgjente për të përmirësuar transportin publik për studentët pasi përndryshe do të vazhdojmë të humbim mësimet”.
Studentët kërkojnë nga autoritetet që të shtojnë më shumë autobuzë në linjat e Unazës dhe të sigurojnë orare më të përshtatshme për ata që udhëtojnë për në shkollë.
Denoncimi i plotë:
Miremengjes, jam nje studente nga durrsi dhe gjithmon ndodh kjo gje me autobuzat e unazes gjithmon me vones te shkolla se shteti nuk ven urban dy cop jan te unazes dhe po humbim shkollen prej mungesave. ju lutem merrni ndonje masE, plus qe vin ne her ne 40 min