Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë të shëndetësisë në Shqipëri, duke denoncuar trajtimet mjekësore të pasakta dhe paaftësinë e sistemit shëndetësor për të siguruar kujdes të barabartë për të gjithë pacientët.
Ai ka ndarë rastin tragjik të babait të tij, i cili, pas një trajtimi të pasaktë në një klinikë private, u diagnostikua me një stad të avancuar të kancerit në Spanjë.
Sipas tij, babai, i cili fillimisht u trajtua për "bronkit kronik" në Klinikën Ikeda me doktor Mustafa Ibron, kaloi një periudhë të gjatë dhe intensive trajtimesh të cilat nuk i caktonin një diagnozë të saktë. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha, rekomandimeve për trajtimet më të forta dhe analizave të pasakta, babai i tij vazhdoi të vuante pa një diagnozë të qartë, duke çuar në pasoja fatale.
Në përpjekje për të gjetur një diagnozë të saktë, qytetari dhe babai i tij udhëtuan për në Spanjë, ku pas një biopsisie dhe ekzaminimesh të tjera, u zbulua se ai ishte në stadin e katërt të adenokarcinomës pulmonare me metastaza në mëlqi. Sipas qytetarit, trajtimi i papërshtatshëm i babait të tij në Shqipëri ka rënduar gjendjen dhe ka përshpejtuar pasojat.
Qytetar ka ngritur shqetësimin se sistemi mjekësor shqiptar është i paaftë dhe se pacientët janë të detyruar të përballen me shërbime të dobëta, ndërsa ata që kanë mundësi financiare, janë të detyruar të paguajnë shuma të mëdha për trajtime mjekësore që shpesh janë të pasakta.
Ai apelon për reforma të shpejta në sektorin shëndetësor dhe kërkon që të sigurohen kushte më të barabarta dhe të drejta për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ai thekson se është e domosdoshme që Shqipëria të ketë një sistem shëndetësor të shëndetshëm dhe të drejtë, për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.
Ai bën thirrje për ndërhyrje urgjente nga autoritetet dhe një apel për më shumë mbështetje për ata që janë më të pasigurtë dhe që nuk kanë mundësi për të paguar për shërbimet shëndetësore.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ! Me shume keqardhje per cdo shqiptare qe nuk ka zgjidhje tjeter pervec se te besoje e te trajtohet ne menyrat me makaber nga shumica e doktoreve e praktikave tyre jo te drejta . ….. premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit…..
Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe Lene menjane qe ne Shqiperi sot nje pacient nuk i ofrohet e drejta e trajtimin nese nuk i pergjigjet ekonomikisht shumave te frikshme qe kerkohen. Ne rastin e trishte te babain tim u trajtua ne KLINIKEN PRIVATE IKEDA me doktor MUSTAFA IBRO.
Pas diagnotikimit imazherik ne Scanerin e pediatrise por qe u shenua ne faturen e KLINIKES IKEDA per pagese (10.000 leke) ju be broncoscopi 1500 € per marrje biopsie (e cila rezultoj si e pamjaftueshme dhe rekomandohej perseritje e proves ) pa pase nje diagnoze akoma te qarte u trajtua per nje Bronkit kronik me trajtimet me te forta qe jane perdore ne kohen e Covid . Lene menjane analiza cdo dite te dyte babai im ju nenshtrua nje trajtimi intensiv per “bronkitin cronic”
Duke pare ecurine e tij jo premtuese ikem ne Spanje ku me scanerin e pare qe ju be edhe nje biopsi nepermjet nje punksioni te guiduar me ecografi, u percaktua qe ishte ne stadin 4 te ADENOCARCINOMA primare PULMONARE me multiple lesione metastasike, me afektim te madh ne melqi. Tani lind pyetja e doktoreve qe e trajtuan ne Spanje.Si mund te trajtosh ne menyren qe u trajtua ne Shqiperi nje pacient onkologjik te asaj grade dhe ti japesh ate ngarkese te tmerrshme melqise me ate lloj mjekimi qe ju be ! Pse?! Apo doktori ne fjale e kishte te qarte prognozen e ketij pacienti edhe mendoj “ pse mos ta zhvat un pastaj ta kaloj nga miqte e onkologjise “ Eshte e turpshme cfare sistemi mjeksor na perfaqeson ne ne Shqiperi !
Kjo nuk esht mjekesia qe duam , qe meritojm . Zoti kryeminister qe i ben thirrje rinise shqipetare te kthehen nga emigrimi. Thone qe behet bukur ne shqiperi, por harron qe ne nuk duam kte kte shqiperi me rrenje te semura te liga , kete shqiperi ku nese je njeri i thjesht nuk ke te drejta , e nese je i pasur ke te drejtat te paguash per cdo vuajtje qe do kalosh ne duart e pseudodoktoreve tane. Duam nje Shqiperi te shendetshme per ne per femijet tane e per prinderit tane ! Me shume keqardhje kerkoj ndjese per ate rreth te vogel doktoresh te afte e qe akoma punojne me shume nder per ne qytetaret Shqipetare!