Lirohet nga arresti shtëpiak Andrew Tate

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.01.2025, 23:45

Një gjykatë në Rumani ka hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj personalitetit të famshëm të internetit Andrew Tate, duke e zëvendësuar atë me një masë sigurie më të lehtë (detyrim paraqitje), ndërsa vazhdon hetimi penal, tha një zëdhënës i tij të martën.

Tate ka qenë në arrest shtëpie që nga gushti, kur prokurorët nisën një hetim të dytë penal kundër tij, vëllait të tij Tristan dhe katër të dyshuarve të tjerë. Ata akuzohen për krijimin e një grupi të organizuar kriminal, trafikim njerëzor, trafikim të të miturve, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe pastrim parash. Të gjithë kanë mohuar fajësinë.

Rasti i parë penal kundër Tate dështoi në dhjetor, kur Gjykata e Apelit në Bukuresht vendosi që të mos e çojë Tate në gjyq, por ta kthejë çështjen te prokurorët për shkak të mangësive në aktakuzë, duke i dhënë një goditje njësisë DIICOT për luftën kundër krimit të organizuar.

Të martën, gjykatësit hoqën masën e arrestit shtëpiak si pjesë e hetimit të dytë penal. "Ky vendim shënon një hap vendimtar përpara, duke i dhënë Tate lirinë për të udhëtuar në të gjithë Rumaninë, duke respektuar kushtet ligjore të kërkuara," thanë përfaqësuesit e tij.

Sipas masës së re parandaluese, të njohur si kontroll gjyqësor, Tate është i detyruar të paraqitet rregullisht pranë policisë dhe nuk lejohet të kontaktojë me të dyshuarit apo dëshmitarët në rastin e tij. Ai nuk mund të largohet nga Rumania.

Vëllezërit Tate, të dy ish-kikboksierë me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe britanike, janë ndër të dyshuarit më të profilit të lartë që përballen me gjyq për trafikim njerëzor në Rumani.

Gjithashtu, një gjykatë vendosi në mars se vëllezërit Tate kanë një urdhër arresti britanik dhe do të ekstradohen pas përfundimit të procedurave gjyqësore në Rumani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit