Një nënë 25-vjeçare, e cila ka ndarë historinë e saj të dhimbshme, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.
Elkeda është diagnostikuar me "Sëmundje akute të veshkave", ku njëra veshkë ka pushuar së funksionuari dhe tjetra punon vetëm 10%.
Pas një shtatzënie të vështirë dhe lindjes së vajzës së saj, ajo ka nevojë urgjente për një transplant veshke.
Babai i saj është i gatshëm t’i dhurojë veshkën, por ndërhyrja duhet të kryhet në Turqi, ku kostot janë tepër të larta.
Nëna 25-vjeçare apelon për ndihmë financiare, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, është jetik për të.
Ose në këto numra llogarie:
Iban Lek : AL35208113210000617157035101 Iban Euro : AL95208110080000061715735101 Iban IT : IT96V0338501601100000676651
Apeli i plotë në GOFUNDME:
"Pershendetje, une quhem Elkeda dhe jam 25 vjeçe. Sprova më e madhe e jetës sime nisi në fillimin e muajit të 5-të të shtatzënisë. Gjatë një kontrolli rutinë, mjekët zbuluan një problem akut të veshkave. Jeta ime ishte në rrezik. Ata vazhdimisht më thoshin të abortoja fëmijën. Por unë refuzova. Ajo ishte në parametrat e duhura. Para se ta sillja në këtë jetë, më kaploi dashuria dhe dhembshuria e nënës për të. Nuk doja ta humbisja. Refuzova abortin dhe pranova të isha nën kontrollin e mjekëve.
Kam kaluar rreth 3 muaj në repartin e Nefrologjisë QSUT dhe 1 muaj i shtruar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Mjekët më mbanin nën kontroll, por nuk më garantonin se do të mbijetoja. Tashmë njëra veshkë kishte pushuar së funksionuari, ndërsa tjetra funksiononte vetëm në 10%.
Vetëm Zoti e di sa lot kam derdhur për muaj të tërë. Deri në ditën e lindjes, nuk e dija nëse do të mbijetoja. Nuk e dija nëse do të mund ta shihja dhe ta shijoja vajzën time. Iu luta Zotit shumë dhe Ai më ndihmoi me Mëshirën e Tij të Madhe. Me ndihmën e Tij, munda të linda vajzën time me lindje artificiale pa asnjë problem. Edhe pse për 2 muaj vogëlushja ime qëndroi në inkubator, sot ajo është një bebe e bukur dhe e shëndetshme.
Ajo është lehtësimi im dhe arsyeja që më jep forcë të luftoj për jetën time. Për këtë të fundit, kam nevojë urgjente për transplantin e veshkës. Babai im i dashur shprehu menjëherë gatishmërinë për të më dhuruar veshkën e tij. Por, kostoja e transplantit është shumë e lartë. Sepse spitali i specializuar për transplantet është në Turqi.
Diagnoza është "Sëmundje akute e veshkave". Fatkeqësisht, nuk mund ta përballoj pagesën për të shpëtuar jetën time. Prandaj, kam nevojë për ndihmën tuaj. Dije se kontributi juaj sado i vogël, është jetik për mua. Si një nënë e re, shpresoj shumë që përmes këtij operacioni ta shoh vajzën time të vogël të rritet dhe të bëhet një vajzë e mrekullueshme. Dhe e rris vetë, pa ia lënë amanet askujt. Faleminderit për kontributin tuaj!"