NASA ka njoftuar se kometa C/2024 G3 (Atlas), e cila mund të shihet nga Toka një herë në 160 mijë vjet, do të jetë e dukshme me sy të lirë për disa ditë. Agjencia hapësinore ndau një imazh të kometës të incizuar nga Sllovakia, duke theksuar se ajo do të bëhet shumë e ndritshme, madje duke konkurruar Venusin.
Shkëlqimi i saktë i kometës është i vështirë për t’u parashikuar, por pritet të jetë mjaft i ndritshëm për t’u vëzhguar pa teleskop. Sipas studiuesit Dr. Shyam Balaji nga King’s College në Londër, kometa do të kalojë rreth 8,3 milionë milje nga Dielli, duke u klasifikuar si një kometë "përfshirëse e diellit".
Fenomeni do të jetë më i dukshëm në hemisferën jugore, ndërsa në hemisferën veriore mund të jetë më e vështirë të shihet për shkak të pozicionit të saj ndaj Diellit.