Makinat e prodhuara para vitit 2011 ndalohen të importohen në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.01.2025, 17:45

Makinat më të vjetra se 15 vjet pritet të ndalohen nga importi në Shqipëri si pjesë e masave për reduktimin e ndotjes mjedisore dhe rritjen e sigurisë rrugore. Gjithashtu, do të ndalohet regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian, duke zëvendësuar normën aktuale “Euro 4”. Kjo do të thotë se makinat e prodhuara para vitit 2011 nuk do të lejohen më të hyjnë në vend.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Transporteve, vetëm vitin e kaluar u regjistruan 100,000 automjete të importuara nga 81 vende, ku mbi 33,000 përmbushnin vetëm normën Euro 4, ndërsa 22,000 ishin më të vjetra se 15 vjet. Kjo politikë vjen si një përpjekje për të përmbushur kërkesat ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë rrugore, pasi makinat e vjetra konsiderohen më ndotëse dhe më të rrezikshme për aksidente.

Ndërkohë, edhe vendet e rajonit kanë zbatuar politika të ngjashme. Mali i Zi ka ndaluar importin e makinave të prodhuara para vitit 2009, ndërsa Kosova, që nga viti 2017, nuk lejon futjen e mjeteve më të vjetra se 10 vjet, duke ndaluar nga 1 janari 2025 importin e makinave të prodhuara para vitit 2015. Aktualisht, mosha mesatare e makinave në rajon është 18 vjet, ndërsa në Bashkimin Evropian kjo shifër është 12 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit