I riu dhunon një vajzë në rrugë: Mos të t’vij te shtëpia unë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2025, 17:45

Pamje të rënda dhe tepër shqetësuese kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Një debat mes dy të rinjve, në dukje çift, ka ndodhur pak ditë më parë në rrugën “Sulejman Pasha”, Tiranë. Në pamje duket se si djali ofendon dhe i bërtet vajzës teksa ajo tenton vazhdimisht të largohet prej tij. Por ai nuk heq dorë, i bërtet me tone të larta dhe në një moment i vë edhe duart në fyt, sikur do ta mbysë.

‘Debati’ mes çiftit ka ndodhur në mëngjes dhe vajza kërkon të largohet me arsyetimin se duhet të shkojë në punë, por i riu nuk e lejon dhe vazhdon ta tërheqë nga krahu duke i bërtitur dhe ofenduar.

Shumë kalimtarë të rastit, pjesa më e madhe të moshuar, kanë ndërhyrë për të qetësuar sherrin mes tyre, por nuk ia kanë dalë pasi çifti ka vijuar sërish debatin me tone të larta.

Edhe pse ende nuk dihet shkaku i këtij debati, shqetësuese është dhuna verbale dhe fizike që i riu ushtron ndaj të dashurës.

JOQ ka mbuluar identitetin e të dyve dhe pamjet pa mbulim do i vendosen në dispozicion vetëm policisë.

SHIKONI VIDEON:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit