PAMJET/ Komandanti i Doganës Kapshticë dhunon doganierin

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.01.2025, 16:10

Një qytetar ka denoncuar një incident të rëndë në pikën doganore të Kapshticës, ku komandanti i doganës, Arber Alimadhi, akuzohet për dhunimin e një doganieri në mes të ditës, përpara qytetarëve të shumtë. Ngjarja është kapur dhe nga kamerat e sigurisë dhe pamjet kanë ardhur në redaksinë e JOQ.

Denoncuesi pretendon se Alimadhi është i njohur në zonë për sjellje arrogante dhe akuza të tjera. Sipas tij, këto veprime mbështeten nga lidhje të forta politike dhe familjare, duke përfshirë emra të njohur si Niko Peleshi dhe drejtues të tjerë të kufirit.

Për më tepër, qytetari ngre shqetësimin se ndonëse kjo sjellje është e dokumentuar, organet e rendit nuk kanë ndërmarrë asnjë masë ndaj komandantit, duke e cilësuar atë si të “përkëdhelur” nga autoritetet.

Mbetemi në pritje të një reagimi nga policia.

SHIKONI VIDEON:

video-output-F8154226-7F5A-4BF2-9545-02B607C0D814

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit