Pas motit të keq që përfshiu vendin në fundjavë, besimtarët që udhëtojnë drejt Kishës së Shna Ndout në Kurbinit po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të rrugës të mbuluar me borë.
Edhe pse reshjet e borës kanë pushuar, Bashkia e Kurbinit ende nuk ka ndërhyrë për të pastruar rrugën, duke bërë të pamundur lëvizjen për besimtarët.
Kjo situatë ka krijuar pengesa për ata që udhëtojnë për në kishë, veçanërisht në një ditë si e marta, kur shumë besimtarë janë të pranishëm për pelegrinazhin. Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë qartë problematikën dhe mungesën e ndërhyrjes nga autoritetet lokale, të cilat ende nuk kanë marrë masa për të mundësuar kalimin e sigurt të besimtarëve dhe kryerjen e aktiviteteve fetare.
Kjo situatë ka nxitur shqetësime tek qytetarët dhe besimtarët, të cilët kërkojnë reagim të shpejtë dhe më të përgjegjshëm nga Bashkia e Kurbinit për të garantuar sigurinë dhe lehtësinë e qarkullimit.