Një qytetar ka denoncuar vështirësitë e hasura me marrjen e dërgesave nga platforma AliExpress. Sipas tij, dërgesat kanë mbërritur në Shqipëri që prej muajit nëntor, sipas të dhënave të gjurmimit, por nuk janë dorëzuar ende.
Qytetari ka kontaktuar me shërbimet përkatëse, përfshirë "Albanian Courier" dhe "Union Post", por nuk ka marrë përgjigje konkrete. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve kanë deklaruar se nuk kanë informacion ose se pakot nuk janë në zotërimin e tyre.
Pavarësisht përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje, qytetari pohon se nuk ka marrë asnjë informacion të qartë mbi vendndodhjen e dërgesave apo arsyet e vonesës së tyre. Situata mbetet e paqartë dhe pa zgjidhje deri më tani.
Ky nuk është rasti i vetëm kur qytetarët nuk marrin dot porositë që kanë bërë në Aliexpress, pavarësisht se e kanë kryer të plotë pagesën online. Prej muajsh, vijon kjo situatë dhe asnjë nga autoritetet përgjegjëse nuk po i jep dot zgjidhje.
Mesazhi i plotë:
“Pershendetje jeta osht qef kam pasur problem me postat nga ali express vijne ne shqiperi dhe nuk ti sjell njeri kam kontaktuar ne telefon me albanian curier dhe union post dhe akoma nuk i sjellin thon qe si kemi ne ose nuk kan ardhur nderkoh qe tracking thot qe kan ardhur ne shqiperi qe ne nentor ! Kam kontaktuar me te gjith dhe te gjith thot qe ska informacion Berat Po dhe kam pyetur dhe me kannthen skam informacion Dhe kontakto me albanian curie”.