81-vjeçari gjendet i pajetë në oborr me shenja në trup, dyshohet se është vrarë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.01.2025, 13:06

Mëngjesin e 13 janarit 2025, rreth orës 09:00, në fshatin Zall Bastar është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij 81-vjeçari Xhemal Meta. Trupi i të moshuarit u gjet nga familjarët, të cilët njoftuan autoritetet.

Pas mbërritjes në vendngjarje, grupi hetimor konstatoi shenja që ngritën dyshime se mund të bëhet fjalë për një vrasje. Aktualisht, po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, pritet përfundimi i ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes. Policia po punon për mbledhjen e të dhënave dhe provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit