Në zemër të Tiranës, në një zonë ku çmimi për metër katror arrin deri në 3000 euro, banorët janë të detyruar të jetojnë mes ujërave të zeza dhe mbeturinave. Një qytetar na dërgon video që tregojnë situatën alarmante midis rrugës Margarita Tutulani dhe rrugës Bilal Xhaferri, pranë shkollës "Petro Nini Luarasi".
Sipas qytetarit, kjo gjendje ka vazhduar për muaj të tërë, ndërsa institucionet përgjegjëse, përfshirë bashkinë dhe ujësjellësin, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit. Shkarkimet e ujërave të zeza dhe mbeturinat jo vetëm që rrezikojnë shëndetin e banorëve, por cënojnë edhe imazhin e një prej zonave më të shtrenjta të kryeqytetit.
Banorët shprehen të zhgënjyer nga indiferenca e autoriteteve dhe kërkojnë të menjëhershme për të rikthyer normalitetin dhe higjienën në këtë lagje që është ndër më të shtrenjtat në Tiranë dhe duhet të kishte standardin më të lartë.
Mesazhi i plotë:
“pershendetje JOQ, ka mundesi ti postoni kete vidjo dhe foto qe jetojmë mes ujërave te zeza dje plehrave. Pamjet jane filmuar midis rruges Margarita Tutulani dhe rruges Bilal Xhaferri prane shkollës Petronini Luarasi, ne mes te Tiranës ku cmimi per meters katror ka shkuar 3000 euro. Situat alarmante dhe zdromso I bashkisë bashke me ujësjellësin s'duan tja dijne pasi eshte situate qe ka muaj keshtu.”