Abuzime me tenderat, drejtori i ARRSH-së në SPAK

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2025, 12:39

Drejtori i ARRSH-së Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e kësaj të marte.

Gjyli, i cili ka qëndruar për më shumë se dy orë në SPAK, është thirrur si person që ka dijeni për hetimet në lidhje me procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë periudhës kur ka mbajtur postin e zv/drejtorit të ARRSH-së, kur drejtor i kësaj agjencie ishte Evis Berberi, që aktualisht ndodhet në hetim nga SPAK dhe është në masën e sigurisë "arrest me burg".

Pas daljes nga SPAK, Gjyli nuk ka dhënë asnjë koment për mediat.

Gentian Gjyli ishte emëruar drejtor i ARRSH-së më 28 mars 2024, pas arrestimit të Evis Berberit, ish-drejtorit të ARRSH-së, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Hetimet janë fokusuar në dhënien e tenderëve për kompaninë e ortakut të Berberit, Valter Begaj, dhe dyshimet për fitime të paligjshme që kalonin në kompanitë që ai zotëronte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit