Drejtoria e doganave ka publikuar raportin javor. Sipas këtij raporti gjatë ditëve të fundit janë parandaluar tentativa për kontrabandë të mallrave të ndryshme, ku në një rast në pikën kufitare Tabanoc është sekuestruar një veturë e konstruktuar, përshtatur dhe personalizuar posaçërisht për fshehjen e mallit.
“Në bashkëpunim me MPB-në, shërbimin për skanerët mobil në dalje të vendkalimit kufitar Tabanoc, gjatë skanimit të veturës, në pragun e saj janë zbuluar bunkerë”, thonë nga drejtoria e doganave.