Plagoset me thikë këngëtari shkodran

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2025, 12:02

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, afër teatrit "Migjeni".

30-vjeçari Ademir Fresku është plagosur nga 50-vjeçari me iniciale Gj.B, shitës fruta-perimesh, për motive ende të paqarta. Fresku është këngëtar dhe ka një lokal në pronësi të tij, pak metra larg vendit ku është plagosur.

Autori i kësaj ngjarje është arrestuar, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit