Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzës së zhdukur në Lipjan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 11:56

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Arianita Gajtanit nga Lipjani, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 20.11.2024.

Postimi I plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Me datë 20.11.2024, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Arianita Gajtani e lindur në vitin 1999, banuese në Lipjan. Që nga dita e raportimit deri tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit