Autorët qëlluan 13 herë në drejtim të tij, zbardhet dinamika e vrasjes së Kristjan Markut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.01.2025, 11:05

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në autostradën Fier-Vlorë, ku humbi jetën 30-vjeçari Kristjan Marku.

Sipas hetimeve të para, ngjarja ka ndodhur kur viktima ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës, ku dyshohet se autorët e krimit e kanë zënë në pritë.

Pasi janë afruar në anën e djathtë të makinës, autorët kanë qëlluar mbi 13 herë mbi makinën e tij “Wolksvagen Pasat”, duke përdorur një armë pistoletë ose automatik të vogël. Kristjan Marku ka marrë tre plumba në trup, ndërkohë që makina e tij ka vijuar të lëvizë për rreth 400 metra, përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe të ndalej.

Pak më vonë, është raportuar për një makinë të djegur rreth një kilometër larg vendgjarjes. Zjarrëfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët që kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve të krimit.

Policia ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë dhe po analizon materialet filmike nga kamerat përgjatë autostradës. Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle të imtësishme në makinat që hynin në Vlorë dhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja. Hetuesit po marrin në pyetje të afërm të 30-vjeçarit dhe disa persona të dyshuar, por ende nuk është zbuluar arsyeja e udhëtimit të viktimës drejt Vlorës.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet janë angazhuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit