Gjendet trupi i pajetë i 26- vjeçarit që ishte raportuar si i zhdukur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 10:43

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i cili javë më parë ishte raportuar nga familja i zhdukur.

Ndryshe Policia e Kosovës kishte nisur kërkimet nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur, më 24 dhjetor 2024. Operacioni ka filluar, më 11 janar 2025, rreth orës 11:00, në lumin “Drini i Bardhë”, pranë “Urës së Fshejtë”.

Në operacion ishin përfshirë Sektori rajonal i hetimeve të Prizrenit, patrullat policore nga Gjakova dhe Ekipi i Kërkimshpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i thirrur me kërkesë të policisë.

Policia pat njoftuar se Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni ishte raportuar si i zhdukur me datën 24 dhjetor 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit