Gjenden pa shenja jete një burrë dhe një grua në Prishtinë – policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 10:38

Dy raste të vdekjes janë raportuar të hënën në Prishtinë. Viktimat sipas raportit të policisë u gjetën pa shenja jete në banesat e tyre.

Rasti i parë u raportua në rrugën “Afrim Zhitia” rreth orës 11:36. Një grua kosovare e moshës 43 vjeç, është gjetur e pajetë në banesën e saj.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me urdhër të prokurorit.

Dje policia bëri të ditur se dyshohet se e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Ndërkaq rasti tjetër u raportua rreth orës 23:40, ku një burrë u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Njësitë relevante të Policisë dhe emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për hetime të mëtejshme.

Policia ka nisur hetimet për të dy rastet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit