“Shqiptarët i shihni me lupë, për serbët i mbyllni sytë” – aksioni simbolik në Bujanoc ndaj dënimeve të padrejta për shqiptarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 23:21

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot kanë realizuar një aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore.

“Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!”, ishte mesazhi që u vendos para këtyre dy institucioneve.

Lutfiu në një postim në Facebook ka shkruar se “Sot realizuam aksione simbolike para stacionit policor në Bujanoc dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc.

Për një koment në facebook një shqiptar nga Bujanoci u dënua me qindra mijëra dinarë dhe me një muaj paraburgim, ndërsa ky standard nuk vlejti kur një serb kërkoj zola për ta bombarduar ndërtesën e KKSH”.

Ai ka shtuar se shqiptari u dënua me pretekstin e intolerancës kombëtare, ndërsa sipas Lutfiu ky standard nuk vlejti për zyrtaren policore nga Medvegja e cila na quajti minjë.

“Prandaj, Alo Policia, Alo Prokuroria ishte thirrja jonë sot!”, ka shkruar Lutfiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit