Komunikacioni në Maqedoni, ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në disa akse rrugore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.01.2025, 08:51

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë me mbetje bore pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ulët janë shënuar në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.

Ndalesë qarkullimi për mjetet e rënda ka në rrugët Gostivar – Mavrovë – Dibër, Gostivar – Strazhë – Kërçovë, Strumicë – Berovë, në Presekë, Gjavatë dhe Pletvar dhe në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit